Cover of Ma Shqip me Flamur Vezaj

Ma Shqip me Flamur Vezaj

Ma Shqip me Flamur Vezaj

By: Flamur Vezaj
Listen for free

Season's Savings | 0.99 €/month for 3 months

5.99 €/month thereafter - terms apply. Cancel monthly.
Summary
MaShqip me Flamur Vezaj është një podcast troç dhe pa frikë.
Këtu flasim hapur për drejtësinë, krimin e organizuar, politikën, emigracionin dhe historinë shqiptare. Nga Boston për gjithë shqiptarët në SHBA, Shqipëri, Kosovë e kudo në botë, me intervista ekskluzive, analiza të thella dhe histori inspiruese të komunitetit tonë.
Abonohu që të mos humbasësh episodet e reja!

🇺🇸🇦🇱🇽🇰

MaShqip with Flamur Vezaj is a bold and fearless podcast.
We speak openly about justice, organized crime, politics, migration, and Albanian history.
From Boston to all Albanians in the USA, Albania, Kosovo, and worldwide, with exclusive interviews, in-depth analysis, and inspiring community stories.
Subscribe so you never miss a new episode!

https://mashqip.com

https://www.youtube.com/@MaShqipPodcast

https://www.instagram.com/mashqipmeflamurvezaj

https://www.facebook.com/mashqipcom/

https://www.facebook.com/flamur.vezaj/Flamur Vezaj
Politics & Government
Episodes
  • E30: Ndrenika: Rama si Berisha i ’96-s! Pse hesht PS dhe çfarë po ndodh me pronat, a po blejn Ruset dhe Israelitet?
    23 Oct 2026
    “Rama ua ka mbyllur gojën të gjithëve.”

    Gazetari Denion Ndrenika, me mbi 35 vite në media dhe tashmë i zhvendosur me familjen në SHBA, jep një intervistë të fortë në “MaShqip me Flamur Vezaj”.

    Pse heshtin socialistët? Përse Ndrenika e krahason Ramën me Berishën e viteve 1995–1996?
    Çfarë i kujton dhuna ndaj protestuesve dhe pse thotë se Fatos Nano sillej ndryshe me institucionet?
    Nga protestat dhe policët pa shenja identifikimi, te arroganca e pushtetit, lidhjet me bizneset e mediat dhe largimi i shqiptarëve.
    Vezaj sjell edhe krahasimin alarmues: nga 76 mijë abetare më 1996, në vetëm 16 mijë më 2026. Në pjesën e fundit, debati për pronat: a po blejnë shtetas rusë dhe izraelitë në Shqipëri?
    Çfarë ndodh me pronarët shqiptarë dhe sa transparencë ka për investitorët strategjikë?
    Një bisedë nga SHBA për Shqipërinë që proteston, shqiptarët që largohen dhe pushtetin që përqendrohet.
    Ndiqeni intervistën e plotë dhe na shkruani: cili është shqetësimi juaj më i madh për Shqipërinë sot? Abonohuni në MaShqip dhe aktivizoni njoftimet për intervistat e ardhshme. #MaShqip #FlamurVezaj #DenionNdrenika #EdiRama #Protesta #Shqipëria #Shqiperi #studentet #protesta #dhune #fatosnano #ilirmeta #saliberisha #edirama
    Show more Show less
    1 hr and 38 min
  • #30:Doni të vini në SHBA?Mansaku: Vizat, Green Card e lotaria, rregullat që kanë ndryshuar gjithçka
    11 Oct 2026
    Çfarë ka ndryshuar për shqiptarët që duan të vijnë apo të qëndrojnë në SHBA?

    Lorenc Mansaku, ish-punonjës i Zyrës Konsullore në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe sot konsulent në New Jersey, flet në “MaShqip” për shtrëngimin e vizave, Green Card, lotarinë amerikane, bashkimin familjar, martesat, studentët, vizat e punës dhe investimit, kontrollin e rrjeteve sociale dhe rastet e revokimit të vizave e shtetësisë.

    Çfarë kontrollohet sot?
    Sa mund të zgjasë bashkimi familjar?
    A rrezikohet lotaria?
    Çfarë ndodh në aeroport edhe kur ke vizë apo Green Card? etj etj...

    Intervista e plotë në “MaShqip me Flamur Vezaj”.
    Show more Show less
    1 hr and 21 min
  • E29:Hoxha&Qyno:Agasi i tregoi Ramës foton e Martinajt të vrarë!Telefonata sekrete nga arratia?!DOSJA SHISH
    25 Sep 2026
    Çfarë dinte Ergys Agasi për fatin e Ervis Martinajt dhe si fitoi besimin e njerëzve më të fuqishëm të shtetit?

    Artan Hoxha dhe Elton Qyno zbërthejnë në “MaShqip me Flamur Vezaj” prapaskenat e dosjeve që kanë tronditur politikën dhe institucionet shqiptare. Sipas dy gazetarëve, Agasi u fuqizua pasi u tregoi institucioneve foton që pretendohej se provonte vrasjen e Ervis Martinajt.

    Por historia nuk mbaron këtu: çfarë komunikimesh pati Agasi ndërsa ishte në kërkim dhe a foli me Edi Ramën? Në këtë episod flitet për SHISH-in dhe Vlora Hysenin, Ergys Agasin, Belinda Ballukun dhe Igli Taren, Erion Veliajn, përplasjet brenda SPAK, dosjet që sipas gazetarëve publikohen në mënyrë selektive dhe pretendimet e Artan Hoxhës dhe Elton Qynos për presion e shantazh ndaj gazetarëve.

    Hoxha rrëfen gjithashtu episodin e rëndë te rrembimit te djalit te tij dhe ngre akuza për mënyrën se si është përdorur pushteti ndaj tij.

    Çfarë ka ende në telefonat, videot dhe komunikimet e Agasit që publiku nuk e di?
    Dhe pyetja që përshkon gjithë emisionin: deri ku shkon kjo histori dhe çfarë dinte Edi Rama?

    🎙️ Artan Hoxha & Elton Qyno 🎤 MaShqip me Flamur Vezaj
    Show more Show less
    1 hr and 32 min
adbl_web_anon_alc_button_suppression_t1
No reviews yet